ShowBiz
Justin Timberlake ‘ngacmon’ me një bashkim të mundshëm të N’Sync
Demokracia
12:21 | 26 Janar 2021

Share:

Justin Timberlake ka paralajmëruar një ribashkim të NSYNC 19 vjet pas ndarjes së bandës me famë botërore, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Demokracia.

Këngëtari dhe aktori ka thënë se ai “nuk do të thoshte kurrë jo” kur bëhet fjalë për ribashkim me ish-shokët e tij të grupit JC Chasez, Chris Kirkpatrick, Joey Fatone dhe Lance Bass.

Në vitin 2002 bendi jashtëzakonisht i suksesshëm vendosi të pauzojë kur ishte në kulmin e karrierës së tyre, por tani duket se Justin mund të jetë gati të kthehet në skenë përsëri.

Justin i tha Radio Times, se tani, jeta e tij personale dhe familja janë përparësia e tij, por ai nuk ka përjashtuar një ribashkim në “muaj ose vite që do të vijnë”.

Gjatë karrierës së tyre, grupi N’Sync përfundoi pesë turne koncertesh në mbarë vendin dhe shiti mbi 70 milion disqe, duke u bërë një nga bendet më të shitur në histori.

Justin konfirmoi se para disa kohësh kishte mirëpritur një djalë, me të parteren e tij Jessica Biel.

 

Të ngjashme