ShowBiz
Justin Bieber ngjall shqetësim për shëndetin e tij pas gjobës në Los Angeles
Demokracia
23:20 | 22 Maj 2025

Share:

Justin Bieber është parë së fundmi në Beverly Hills duke u larguar nga banka Credit Bank, dhe pamja e tij ka ngjallur sërish shqetësime mes fansave. Këngëtari 30-vjeçar u fotografua i veshur me xhinse shumë të gjera dhe shapka të zakonshme, ndërkohë që dukej i lodhur, i zbehtë dhe shpesh kapte pjesën intime të trupit para kamerave.

Kjo paraqitje është e para që prej një debati të raportuar me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber. Ndërkohë, ajo që e ka bërë më të dukshme këtë dalje të fundit është fakti se Justin u duk sërish i dobësuar dhe me pamje të pashëndetshme, duke rikthyer shqetësimet për mirëqenien e tij, shkruan The Sun.

Mediat amerikane si TMZ raportojnë se këngëtari mori një gjobë parkimi pasi pati vështirësi në parkimin e makinës së tij luksoze G-Wagon, e cila e tejkalon kufirin e lejuar të lartësisë për parkim. Si pasojë, ai vendosi ta parkojë në një zonë të dedikuar për ngarkim-shkarkim, pa targë të përparme – gjë që solli ndërhyrjen e menjëhershme të policisë rrugore, e cila i la gjobën në xhamin e përparmë.

Foto: BackGrid

Fotot e momentit u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat. “Duket i sëmurë,” shkroi një ndjekës. Një tjetër komentoi: “Po devijon sërish. Më vjen keq për fëmijën e tij.”

Kjo situatë vjen vetëm pak ditë pasi Justin dhe Hailey u panë së bashku në një ndeshje hokeji të Toronto Maple Leafs në Scotiabank Arena. Edhe aty, pamja e Justin nuk kaloi pa u komentuar. Në një foto të shpërndarë nga NHL në Instagram, një ndjekës shkroi: “Ky djalë duket keq.” Një tjetër pyeti: “A është i sëmurë?” ndërsa një tjetër shtoi: “Çfarë ka ndodhur me fytyrën e tij?”

Foto: BackGrid

Në fillim të muajit maj, Justin kishte ndarë në Instagram disa foto nga një udhëtim në studio muzikore, ku shihej duke përdorur një bong (pajisje për pirje marihuane). Në një nga fotot, shoku i tij – këngëtari australian Eddie Benjamin – shihet duke luajtur kitarë, ndërsa në cep të majtë të fotos, Justin duket përmes një dere të hapur, duke tymosur nga bong-u.

Në një tjetër foto, ai qëndron në një ballkon me një pamje malore pas tij. Në pamje të parë gjithçka dukej normale, por në dysheme vërehej një bong, duke ndezur sërish spekulimet për përdorimin e lëndëve narkotike. Nuk është hera e parë që Bieber poston foto të tilla – më herët gjatë vitit ai ndau edhe disa të tjera ku përdorte të njëjtën pajisje.

Foto: BackGrid

Megjithatë, pavarësisht spekulimeve dhe shqetësimeve për shëndetin e tij apo përdorimin e drogës, përfaqësuesit e këngëtarit mohojnë çdo gjë. “Narrativa që Justin përdor drogëra të rënda është absolutisht e pavërtetë,” tha përfaqësuesi i tij për TMZ në muajin mars.

Ata shtuan se thashethemet për gjendjen e tij janë “të lodhshme dhe të mjerueshme”, dhe tregojnë se njerëzit janë të përkushtuar të mbajnë gjallë narrativa negative dhe dëmtuese, edhe kur e vërteta është e qartë.

Foto: BackGrid

Përfaqësuesi i Justin theksoi më tej se këngëtari ndodhet “në një nga periudhat më të mira të jetës së tij”, pavarësisht pamjes që ngjalli shqetësim më herët këtë vit, kur u shfaq me sy të zbrazët dhe fytyrë të lodhur.

Të ngjashme
ShowBiz • 22 Maj 2025