ShowBiz
Justin Bieber kujton arrestimin e vitit 2014
Demokracia
10:56 | 24 Janar 2021

Share:

Justin Bieber ka kaluar një kohë të vështirë në jetën  tij, dhe këtë e kujtoi në një postim në rrjetet sociale.

“Sot, shtatë vjet më parë u arrestova, jo koha ime më e mirë”, shkroi ylli i popit, 26 vjeç, në mediat sociale të shtunën, duke iu referuar arrestimit të tij në vitin 2014, raporton Demokracia.com

“Nuk jam krenar për vendin ku isha në jetën time. Unë isha i lënduar, i palumtur, i hutuar, i zemëruar, i mashtruar, i keqkuptuar dhe i zemëruar me zotin,” shkroi ai në Instagram.

Këngëtari e zgjidhi çështjen më vonë atë vit, duke u deklaruar fajtor për ngasje të pakujdesshme të makinës dhe rezistencë ndaj arrestimit. Në atë kohë, ai gjithashtu pranoi të bënte një donacion prej 50,000 dollarësh për një organizatë bamirësie për të rinjtë dhe të ndiqte një kurs për menaxhimin e zemërimit.

Të shtunën, Bieber shprehu mirënjohje për sa ka ndryshuar jeta e tij që nga ajo kohë.

“Prej atëherë deri tani unë kuptoj diçka. Zoti ishte afër meje edhe atëherë, si tani”, shkroi ai.

Justin Bieber këshilloi ndjekësit e tij që gjithmonë të besojnë në zot dhe të mos lejojë që e kaluara e tyre të jetë pengesë për të ardhmen./Demokracia.com

https://www.instagram.com/p/CKZnd17nzOS/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024