ShowBiz
Justin Bieber kapet duke i bërtitur Haileyt, reagon modelja
Demokracia
17:30 | 15 Korrik 2021

Share:

Çifti i njohur, Hailey Baldwin dhe Justin Bieber kanë qenë nën fokusin e mediave pasi një video u bë virale ku shfaqej Justin duke i bërtitur Hailey-t.

Disa fansa kanë thënë se kanë qenë dëshmitar të këtij rasti, duke u shokuar të gjithë, ndërsa të tjerë kanë thënë se Justin ishte shumë i entuziasmuar dhe se fansat e kanë keqkuptuar sjelljen e tij, shkruan Demokracia.com.

Por, modelja e njohur përmes disa fotografive ka thënë se lajmet që po qarkullojnë janë të pavërteta.

“Duke kujtuar se sa i mrekullueshëm ishte vikendi i kaluar. Kalova kohën më të mirë e rrethuar nga shumë dashuri. Çdo gjë tjetër që po qarkullon është gënjeshtër. Mos u ushqeni me budallallëqe negative njerëz”, ka shkruar Hailey në një fotografi ku shfaqen ajo dhe Justin duke u puthur.

Kujtojmë se Hailey dhe Justin u martuan në shtator të vitit 2018, pas dy vitesh lidhje. /Demokracia.com/

https://www.youtube.com/watch?v=z22yIqPczzc&t=15s

 

Të ngjashme