ShowBiz
Justin Bieber flet për herë të parë për gjendjen shëndetësore të Haileyt gjatë koncertit në Denver: Ishte diçka e frikshme, por ajo është e fortë
Demokracia
00:03 | 18 Mars 2022

Share:

Justin Bieber foli për herë të parë gjatë turneut të tij të fundit “Justice” për gjendje shëndetësore të Hailey Baldwin.

“Shumica prej jush me siguri e dinë ose i kanë parë lajmet për gruan time … por ajo është mirë, ajo është e fortë”, tha këngëtari i “Peaches” gjatë një momenti në koncertin e tij në Denver të mërkurën mbrëma (16 mars), të cilin ai më vonë e postoi edhe në Instagram.

“Por ka qenë e frikshme, ka qenë vërtet e frikshme. Por unë e di me të vërtetë se Zoti e ka atë në pëllëmbët e duarve të tij dhe kjo është një gjë e mirë”, shtoi tutje ylli i muzikës.

Foto: Hailey Bieber/Instagram

Baldwin, zbuloi në InstaStory të shtunën e kaluar se ajo ishte shtruar në spital pasi pësoi një urgjencë mjekësore që përfshinte “simptoma të ngjashme me goditjen në tru”.

“Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në tru, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni, por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh”, shkroi ajo.

“Edhe pse ky ishte padyshim një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë, tani jam në shtëpi dhe jam mirë, dhe jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese për të gjithë mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm që u kujdesën për mua!”, përfundoi postimin modelja.

TMZ raportoi se mjekët kryen teste për të parë nëse coronavirusi kishte kontribuar në simptomat e Baldwin, pasi Bieber u diagnostikua me COVID-19 në fund të shkurtit, duke e bërë atë të anulonte një shfaqje në Las Vegas.

Foto: Justin Bieber/Instagram

Një burim i tha People të hënën se këngëtari i “Sorry” ishte ndoshta “më i traumatizuar” se gruaja e tij për incidentin.

“Justin u dërgoi mesazhe kujtdo që njihte dhe u kërkoi të gjithëve që të luteshin për të, dhe ai nuk u largua për asnjë moment nga ajo”, tha burim, shkruan PageSix.

Bieber reflektoi gjatë koncertit të tij në Denver pasi dritat e energjisë u fikën për shkak të një zjarri elektrik.

“Është disi e çmendur se si jeta ju hedh rastësisht bën kthesë. Ne nuk mund të kontrollojmë shumë. Sikur sonte ndërprerja e rrymës”, tha artisti.

Megjithatë, pasi foli për bashkëshorten e tij, ai gjithashtu tha se në botë po ndodhin shumë “gjëra të tmerrshme”.

“Që të jemi në këtë dhomë të gjithë së bashku, duke qeshur, duke kënduar këngë, dua të them, nuk mund të mendoj për një vend më të mirë që do të preferoja të isha”, tha ai.

Të ngjashme