ShowBiz
Justin Bieber dhe bashkëpunëtorët e tij po përballen me padi
Demokracia
17:23 | 23 Prill 2022

Share:

Justin Bieber së bashku me bashkëpunërtorët Dan + Shay janë paditur për shkelje të të drejtave të autorit për këngën e tyre “10,000 Hours”, e cila fitoi një çmim Grammy në 2021.

International Manufacturing Concepts, Melomega music dhe Sound Gems ngritën padi të enjten, duke pretenduar se Bieber dhe dyshja e Dan Smyers dhe Shay Mooney “vodhën pjesën kryesore” duke iu referuar “The First Time Baby Is A Holiday”, një këngë e vitit 1973 e shkruar fillimisht nga Palmer Rakes dhe Frank Fioravanti, sipas dokumenteve të marra nga PEOPLE.

Kompanitë, të cilat pretendojnë se zotërojnë këngën dhe kërkojnë kredi, theksojnë në padi se ka “ngjashmëri të pagabueshme” midis këngës së tyre dhe “10,000 Hours”, duke vënë në dukje se kjo e fundit nuk u publikua deri në vitin 2014.

Përveç kësaj, kompanitë po kërkojnë para për dëmshpërblim, dëmshpërblim ligjor, tarifa të avokatëve dhe një urdhër ndalimi që parandalon shpërndarjen e mëtejshme të këngës. /Prive.al

Të ngjashme