ShowBiz
‘Justice’ nga Justin Bieber tregon për mbështetjen dhe dashurinë që i dha Hailey Baldwin gjatë kohërave të vështira
Demokracia
12:04 | 21 Mars 2021

Share:

Çifti është martuar për më shumë se dy vite dhe këngët e përzemërta në albumin e ri të yllit pop janë një nderim për dashurinë e tyre.

Albumi i gjashtë i Justin Bieber i cili u publikua të premten, zbulon detaje emocionale sesi këngëtari u mbështet tek gruaja e tij në kohë të vështira dhe se si, pavarësisht të gjithave, dashuria e tyre u bë edhe më e fortë.

Të dy kanë ndarë një sërë sprovash dhe pengesash gjatë dy viteve të fundit pasi 27-vjeçari, tregoi për luftën e tij me shëndetin mendor në dokumentarin ‘Next Chapter’ dhe Baldwin zbuloi se ajo ishte duke ndjekur terapi për t’u marrë me vëmendjen negative pasi u martua me Bieber.

Në këngën e dytë të albumit të ri, “Deserve You”, Bieber këndon për përvojën e tij e të qënit mirënjohës që ka një person në jetën e tij që mund të i qëndrojë pranë, madje edhe në momentet e tij më të errëta. Ai vë në pikëpyetje se si u bë kaq me fat që “meritonte” këtë person. Është e qartë se kjo këngë ka të bëjë me gruan e tij pasi, modelja Baldwin është “mbështetësja më e madhe” i këngëtarit.

Si mirënjohës dhe i dashuruar, Justin vazhdon të tregojë admirim për Baldwin në këngën e katërt “Off My Face”.

Bieber nuk i shmanget pohimit të dashurisë së tij gjatë gjithë albumit pasi një pjesë e vogël e këngëve të tjera ndjekin të njëjtën temë të romancës si kënga e parë, “2 Much”, ku interpretuesi këndon, “Unë nuk dua të bie në gjumë / Dua të bie në dashuri.”

Në fakt, Bieber përdor fjalën “dashuri” dy herë për titujt e këngëve në album si “Loved By You” me artistin xhamajkan Beam dhe “Love You Different” me Burna Boy.

Ai gjithashtu bën hapësirë ​​për të qenë i hapur dhe i sinqertë në album për pasigurinë që ndjeu në fillim të martesës së tij.Kënga e gjashtë, “Unstable”, flet për paqëndrueshmërinë emocionale të këngëtarit pasi u martua me Hailyn në vitin 2018.

Përveç martesës së tij, Bieber shkroi në Instagram se Justice është një album për të siguruar rehati dhe shërim për ata gjatë kohërave të “vuajtjeve, padrejtësive dhe dhimbjeve”. /Demokracia.com/

Të ngjashme