Juria ka marrë vendim në procesin gjyqësor ku Johnny Depp e ka paditur për 50 milionë dollarë ish-bashkëshorten e tij, Amber Head.
Juria mori vendim të mërkurën, pas rreth 13 orë diskutim lidhur me këtë çështje, përcjell Demokracia.com.
Vendimi pritet të lexohet në orën 15:00 sipas kohës lokale në SHBA, e që në Kosovë i bie të jetë në orën 21:00.
Heard u përgjigj me kundërpadi, duke kërkuar kompensim prej 100 milionë dollarësh, e cila tha se karriera e saj u shkatërrua, pasi avokati i Deppit, Adam Waldman, tha publikisht se ajo kishte sajuar akuzat e saj për abuzim në familje./Demokracia.com/