Sport
Jurgen Klopp ka bërë planet dhe dëshiron të largohet nga Liverpooli
Demokracia
18:13 | 21 Qershor 2023

Share:

Gazeta “Bild” bën të ditur se Jurgen Klopp mund të largohet nga Liverpool, skuadra me të cilën përfundoi në vendin e pestë në sezonin 2022-2023 dhe destinacioni i tij do të jetë kombëtarja gjermane.

Jurgen Klopp shihet si trajneri më i përshtatshëm për të marrë stolin teknik të kombëtares gjermane, edhe pse i radhës në listën e Federatës Gjermane të Futbollit do të ishte Oliver Glasner, trajneri i cili së fundmi u nda nga Entracht Frankfurt.

“Jurgen Klopp është zgjidhja. “Bild” fton Federatën e Futbollit të bëjë gjithçka për ta thirrur atë. Një alternative tjetër do të ishte Oliver Glasner, i cili së fundi u largua nga Eintracht Frankfurt”,- shkruajnë gazetarët e “Bild”, të cituar nga  “Tuttomercatoweb”.

Reagimi i gazetarëve të “Bild” vjen, pasi kombëtarja gjermane zhvilloi tre ndeshje testuese mes datave 12 dhe 20 qershor dhe barazoi me Ukrainën, me rezultatin 3-3 dhe pësoi dy humbje: 0-1 me Poloninë dhe 0-2 me Kolumbinë.

Jurgen Klopp u shpall trajneri më i mirë në botë në sezonet 2018-2019 dhe 2019-2020, dhe së bashku me ekipin e Premierligës, ai fitoi Champions League në sezonin 2018-2019, Kampionatin Botëror për Klube në 2019-2020, titullin në 2019-2020, Superkupën evropiane në 2019-2020, FA Cup në 2021-2022, Kupa e Ligës në 2021-2022 dhe Superkupën në 2022-2023.

Në stolin teknik të Liverpoolit ai ka zhvilluar 431 ndeshje, nga të cilat ka arritur 265 fitore, 89 barazime dhe 77 humbje, ku diferenca e golave ​​është 946-486.

Para se t’i bashkohej Liverpoolit, Jurgen Klopp ka drejtuar Borussia Dortmundin nga korriku 2008 deri në qershor 2015, FSV Mainz O5 nga 2001 deri në 2008 dhe Eintracht Frankfurt nga korriku 1988 deri në qershor 1990. /Demokracia.com

Të ngjashme