Sport
Julia “shkrin akullin” me pamjen e saj: A është rusja konkurrentja më e bukur në Lojërat Olimpike Dimërore?
Demokracia
15:49 | 09 Shkurt 2022

Share:

Rusja Julia Kanakina konsiderohet si një nga konkurrentet më të bukura dhe më tërheqëse në Lojërat Olimpike Dimërore.

Më saktësisht, kampionja e botës për juniorë e ka një synim të qartë – dhe ai është të ngjitet në podium dhe në këtë mënyrë të fitojë një nga medaljet për vendin e saj.

Edhe ajo ka një rezultat solid, pasi ka qenë dy herë në podium gjatë sezonit dhe ka zënë vendin e pestë në tabelën e Kupës së Botës.

“Kam kohë që përgatitem për Lojërat, është bërë shumë punë. Më duhet të mbaj një formë të mirë fizike dhe mendore përpara kompeticionit që nis më 12 shkurt. Njerëzit përpiqen të më motivojnë dhe më thonë se fitorja është gjëja më e rëndësishme, por nuk kam nevojë për një motivim të tillë”, tha Kanakina dhe shtoi:

“Ne të gjithë erdhëm në Lojërat Olimpike për një arsye. Rregulli “është e rëndësishme të marrësh pjesë, jo të fitosh” nuk funksionon për ne. Të gjithë do të luftojmë për podium, duke përfshirë edhe mua. Më duhet të vrapoj shpejt dhe të rrëshqas pa probleme, të mos bëj lëvizje të mprehta dhe pastaj do t’ia dalim”./Demokracia.com/

Të ngjashme