Lajme
“Ju po e shihni çka po thonë edhe liderët në Gjermani, Francë…” arsyetohet Kurti, nuk shfaqet i brengosur për reduktimet brutale ta rrymës
Demokracia
14:33 | 01 Shtator 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për krizën energjetike me të cilën po përballet vendi.

Kurti si arsyetim për krizën në vend ka dhënë vjetërsinë e termocentraleve dhe çmimin e lartë ndërkombëtarisht.

Ka thënë se vjet ka qenë e paimagjinuar se Kosova do të ndodhet në një situatë të tillë sivjet.

‘’Termocentrali Kosova A ka tri njësi me 60 vjet të vjetra, Termocentrali Kosova B 40 vjet të vjetra. Riparimet po e zvogëlojnë prodhimin e po na shtojnë importimin e reduktimet. Ka qenë e paimagjunuar në vitin e kaluar kjo situatë sivjet. Tash ende pa ardhë dimri ka pasë raste që 1 mgv ka shkuar 1 mijë euro. Situata është shumë e rëndë, ju po shihni cka po thonë edhe liderët në Gjermani, Francë e gjithë Evropën.’’, tha Kurti.

Të ngjashme