ShowBiz
Ju nuk do t’a besoni rrengun që i luajti Princesha Diana djalit të saj
Demokracia
14:37 | 09 Prill 2021

Share:

Një dokumentar i ri ITV për Princeshën Diana,  i cili do të transmetohet sonte në Mbretërinë e Bashkuar – ka zbuluar një numër tregimesh rreth jetës së familjes mbretërore, ndërsa William dhe Harry kujtojnë nënën e tyre.

Përveç rrëfimit të tyre në lidhje me fajin që ndien për faktin që telefonata e fundit me nënën e tyre kishte qenë shumë e shkurtër, William ka treguar gjithashtu kohën kur nëna e tij ftoi një grup supermodelesh në shtëpi për t’a vënë në siklet atë, transmeton Demokracia.com

“Ajo bëri që kur u ktheva nga shkolla, Cindy Crawford, Christy Turlington dhe Naomi Campbell të më prisnin te shkallët, ndërsa unë isha një djalë 12 apo 13 vjeç që kishte postera të tyre në muret e dhomës”, kujton William.

Ndërsa historia është treguar më parë, kjo shënon herën e parë që William komenton sikletin e tij për rrengun që i bëri nëna e tij.

“Unë u skuqa në fytyrë, nuk dija fare çfarë të thosha dhe u rrëzova nga shkallët duke u ngjitur lart. Isha në sikletin më të madh të jetës sime. Ky është një kujtim që jetoi me mua përgjithmonë “./Demokracia.com

Të ngjashme