ShowBiz
Ju nuk do t’a besoni cila ka qenë fjala e parë që Alban Ramosaj ka thënë si fëmijë
Demokracia
16:46 | 20 Qershor 2021

Share:

Fituesi i Festivalit Kënga Magjike 2021, Alban Ramosaj ka folur për lidhjen e veçantë që ka me dy gratë më të rëndësishme në jetën e tij, të ëmën, Antigona dhe motrën, Beatrix.

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek “E diela shqiptare”, ndër të tjera, gjatë një loje mes të treve, ata kanë zbuluar një fakt shumë interesant.

Të pyetur për fjalën e parë, Beatrix ka treguar se ka thënë “babi”, ndërsa fjala e parë e Albanit ka qenë fjala “thika”.

“Të betohem që s’ka qenë e parapërgatitur. Por nuk e di si e kam harruar pa përmendur. Fjala e parë ka qenë ‘thika’, ose më saktë ‘fika’,”ka treguar Albani duke shtuar se shkronjën “th” e bënte “f” për një farë kohe gjatë fëmijërisë.

Të ngjashme
ShowBiz • 26 Qershor 2024