Adhuruesit e picës do të paguhen për të ngrënë picën e re të mbushur, në restorantin ‘Pizza Hut’ në Britani.
Një adhurues me fat i picave do të zgjidhet për të shijuar e vlerësuar shijet më të reja të picës në këtë restorant dhe do të paguhet 5000 funta (£).
Nëse i doni pizzat e gjitha çfarë duhet të bëni sipas restorantit është të aplikoni në internet duke i thënë Pizza Hut pse e doni picën dhe pse duhet të jeni ju si provues kryesor i saj, raporton The Sun përcjellë Demokracia.
Ky restorant ka njoftuar se do të vendosë shume shpejt në meny këto shije të reja të picës .
Me shpërndarjen e këtij lajmi kërkimet për Pizza Hut në internet, ishin të panumërta ./Demokracia.com/