Lajme
“Ju lutem mos heshtni”| Zelensky thirrje evropianëve: Nëse rrëzohemi ne, radhën e keni ju
Demokracia
19:32 | 04 Mars 2022

Share:

Në një fjalim nga Kievi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka kërkuar evropianëve të ngrihen në mbrojtje të vendit të tij.

“Njerëz të Evropës, ju bëj thirrje që të mos heshtni,” tha ai, përcjell Sky News, transmeton Demokracia.com.

“Dilni në rrugë dhe mbështesni Ukrainën”.

Ai vazhdoi: “Nëse Ukraina nuk do të qëndrojë, Evropa nuk do të qëndrojë. Nëse ne do të biem, radhen e keni ju”.

“Ju lutem mos hesht. Mos i mbyllni sytë për këtë.”/Demokracia.com/

Të ngjashme