ShowBiz
Joz Marku shihet për herë të parë në publik që nga sherri në Big Brother VIP Albania
Demokracia
17:17 | 15 Prill 2025

Share:

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, këto ditë ka qenë një nga emrat më të diskutuar në media.

Kjo pasi të shtunën qëlloi me shuplakë Gjestin, derisa po dilte si i eliminuar nga shtëpia e famshme.

E gjitha ndodhi papritur dhe natyrisht se një veprim i tillë befasoi edhe banorët brenda, por edhe publikun jashtë.

Foto: Screenshot/TikTok

Policia reagoi menjëherë duke arrestuar këngëtarin, i cili në deklaratë kishte thënë se ‘është provokuar nga Gjesti’.

Ai u lirua të nesërmen dhe tani është parë për herë të parë në publik, i rrethuar me shoqëri.

 

I njëjti shihet duke kënduar e në gjendje të mirë, pavarësisht asaj që ndodhi me artistin pejan.

Gjesti nga ana tjetër po vazhdon rrugëtimin e tij dhe të shtunën do të mbahet finalja e madhe. 

Të ngjashme