Lajme
Josep Borrell uron kryeministrin e ri shqiptar, Dritan Abazoviq
Demokracia
20:35 | 28 Prill 2022

Share:

Përfaqësuesi i lartë i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell e ka uruar Dritan Abazoviqin pasi u zgjodh kryeministër i Malit të Zi.

Borrell përmes një postimi në  rrjetin social “Twitter”, ka thënë se mezi po presin të punojnë bashkë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Mirë se vjen qeveria e re e kryeministrit Dritan Abazovic në Mal të Zi. Mezi presim punën tonë të përbashkët për përparim të prekshëm në rrugën drejt BE-së. Mali i Zi është një partner i besuar, i përafruar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së”, ka shkruar Borrell.

Kujtojmë se në seancën e Kuvendit të Malit të Zi në Cetinje, sot u votua Qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviq, me çka përfundoi mandati teknik tremujor i Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, të cilit iu votua mosbesimi më 4 shkurt.

Të ngjashme