Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikat e Jashtme, Josep Borrell, ka deklaruar së fundmi se BE i ka dhënë Rusisë deri tani 35 miliardë euro, për pagesat për energjinë.
“Duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. I kemi dhënë 1 miliard euro deri tani, mund të duket shumë, por nuk është asgjë në krahasim me atë që po i japim Putinit. Që prej nisjes së luftës i kemi paguar 35 miliardë euro për energjinë”, deklaroi Borrell.
Teksa në Parlamentin Evropian po diskutohet paketa me sanksionet e reja që do të miratohen kundër Rusisë, Presidentja e KE Ursula von der Leyen, tha duhet menduar për një mënyrë për të ndaluar importimet e naftës dhe gazit rus.