Sport
Jorginho shpjegon arsyen pse duhet ai ta fitojë Topin e Artë
Demokracia
15:43 | 10 Nëntor 2021

Share:

Jorginho mendon se ai duhet ta fitojë Topin e Artë për të provuar se jo vetëm golat meren parasysh për çmimin.

Futbollisti i Chelseas dhe Italisë është një nga kandidatët për ta fituar Topin e Artë pasi u bë kampion evropian me klubin dhe shtetin e tij në vitin 2021.

Megjithatë, Leo Messi mbetet favoriti për t’u shpallur lojtari më i mirë i vitit.

“Nuk dua të kem shumë pritshmëri, por do të isha hipokrit nëse do të thoja se nuk mendoj për këtë”, tha Jorginho për GloboEsporte, përcjell Demokracia.com.

“Është mirë nëse ndodh, por nëse nuk ndodh, nuk do të ankohem. I mbaj këmbët në tokë dhe fokusohem në diçka tjetër, tashmë e kam fituar lojtarin më të mirë të vitit nga UEFA”, vazhdoi ai.

“Nuk më takon mua të them nëse duhet të fitoj Topin e Artë, por do të ishte një nxitje për lojtarët e tjerë, për të treguar se jo vetëm golat merren parasysh”, shtoi reprezentuesi i Italisë. /Demokracia.com

Të ngjashme