Sport
Jorginho futbollisti më i mirë, Thomas Tuchel trajneri më i mirë i vitit
Demokracia
19:26 | 26 Gusht 2021

Share:

UEFA në një ceremoni të mbajtur në Stamboll të Turqisë ka shpallur trajnerin gjerman të Chelseat, Thomas Tuchel si trajnerin më të mirë të vitit, shkruan Demokracia.com.

Tuchel shkëlqeu në bankinën  e skuadrës angleze duke e fituar Ligën e Kampionëve ku në finale e mposhti Manchester Cityn e Guardiolas dhe me plotë meritë i takoi epiteti i trajnerit më të mirë të vitit.

Në anën tjetër epiteti i futbollistit më të mirë i ka takuar mesfushorit të Chelseat, Jorginho që e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Evropianin me Italinë.  /Demokracia.com

Të ngjashme