Lajme
Jordania kritikon kufizimet në xhaminë Al-Aksa: Izraeli po luan me zjarrin
Demokracia
14:27 | 12 Mars 2024

Share:

Izraeli po “luan me zjarrin” dhe po e shtyn situatën drejt një shpërthimi. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi, duke komentuar kufizimet e shpallura nga autoritetet izraelite për hyrjen në xhaminë Al-Aksa, vendi i tretë më i rëndësishëm në Islam, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Cituar nga mediat jordaneze, Safadi tha se Jordania, e cila është kujdestarja e vendeve të shenjta myslimane në Jerusalem, refuzon masën e vendosur nga Izraeli si masë sigurie për luftën në Gaza.

“Ne paralajmërojmë se përdhosja e shenjtërisë së xhamisë Al-Aksa është të luash me zjarrin,” tha Safadi në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryepeshkopin Paul Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare të Selisë së Shenjtë.

Të ngjashme