Lajme
Jordania dërgon ndihma ajrore në Gaza
Demokracia
18:00 | 23 Prill 2024

Share:

Sipas agjencisë shtetërore jordaneze të lajmeve Petra, Jordania ka kryer një dërgesë ndihmash humanitare sot në Gaza.

Forcat e Armatosura jordaneze kanë realizuar shtatë lëshime ajrore në disa zona në veri të Gazës dhe thanë se do të vazhdojnë të dërgojnë ndihma të tjera humanitare dhe mjekësore në Gaza përmes avionëve, shkruan CNN.

Sipas po të njëjtës agjenci, Jordania ka realizuar 87 dërgesa të tilla Gaza dhe ka marrë pjesë në 209 dërgesa ndërkombëtare që nga 7 tetori.

Të ngjashme