ShowBiz
Jonida Vokshi do prezantojë ‘Big Brother VIP’ në Kosovë, si reagoi Arbana Osmani
Demokracia
17:47 | 15 Shtator 2022

Share:

Pak ditë më parë, u konfirmua lajmi se Jonida Vokshi do të prezantojë “Big Brother VIP Kosova” krah Alaudin Hamitit.

Sezoni i parë i spektaklit në Kosovë pritet të nisë këtë vjeshtë dhe çmimi i madh do të jetë plot 200 mijë euro.

 

Ndërkohë,  edhe vetë Jonida nuk ka nguruar që ta postojë lajmin në profilin e saj personal në Instagram. Mirëpo, mes shumë komenteve, ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është i moderatores Arbana Osmanit.

“Suksese, zemër”, ka shkruar kjo e fundit shoqëruar me disa emoji.

Kujtojmë që më herët Aludini ka treguar se Arbana është befasuar kur ka mësuar se “Big Brother VIP” do të fillojë edhe në Kosovë.

Të ngjashme