ShowBiz
Jonida Vokshi bëhet nënë për herë të dytë
Demokracia
15:08 | 25 Qershor 2023

Share:

Moderatorja Jonida Vokshi është bërë nënë për herë të dytë gjatë ditës së sotme (e diel).

Ajo dhe partneri i saj, aktori Besnik Krapi, bëhet e ditur se kanë mirëpritur një djalë.

Lajmi është njoftuar përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

“Shokë e shoqe. Ian quhet djali ynë që lindi shëndoshë e mirë sot”, thuhej fillimisht në postim.

“Jonida është tip top dhe ju qafim krejtve. Faleminderit perëndi e gëzuar”, vazhdon shkrimi.

Të ngjashme