ShowBiz
JoJo Siwa tregon nga kush e zbuloi se ajo ishte homoseksuale
Demokracia
13:27 | 16 Korrik 2021

Share:

Jojo Siwa ka zbuluar se ishte performanca e Jenna Dewan në Lip Sync Battle në vitin 2016, ajo që e bëri të kuptojë se ajo është homoseksuale.

Gjatë një interviste me Demi Lovato, e cila gjithashtu para pak kohësh u deklarua si jobinare, JoJo Siwa tregoi se pati diçka në atë performancë që i zgjoi ndjenjat asaj për gjininë e njëjtë, shkruan Demokracia.com.

Siwa tregoi se ajo pati pëlqim edhe për njërën nga valltaret e Demit, ndërsa edhe e dashura e saj Kylie Prew, gjithashtu zbuloi se është homoseksuale në një shfaqje të Demit.

Kujtojmë se në janar të këtij viti, JoJo Siwa pranoi publikisht se është homoseksuale. /Demokracia.com/

Të ngjashme
ShowBiz • 18 Prill 2024