ShowBiz
Jojo Siwa e hapur për orientimin e saj seksual
Demokracia
15:24 | 26 Janar 2021

Share:

Ylli i YouTubes, JoJo Siwa ndau me fansat e saj orientimin e saj seksual kur ajo postoi një foto në Twitter me një bluzë që kushëriri i saj i bëri dhuratë.

Siwa, 17, postoi imazhin në llogarinë e saj të premten dhe fansat e saj reaguan shpejt pas saj raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

https://twitter.com/itsjojosiwa/status/1352719582977355777

“Personalisht, unë kurrë nuk kam qenë kaq e lumtur,” tha Siwa në një transmetim të drejtëpërdrejtë në Instagram.

Ajo ndau përvojën e saj dhe shpjegoi se ende nuk ishte gati t’i vinte orientim seksualitetit të saj.

“Unë ende nuk mund të jap një përgjigje, sepse ende nuk kam një përgjigje”, tha Siwa.

“Tani për tani, ajo që ka rëndësi është që ju e dini se pa marrë parasysh se kë doni, është në rregull, është e mrekullueshme, dhe bota është këtu për ju!”

Siwa vazhdoi të shpjegojë se si ajo erdhi në vendimin për të dalë, duke thënë se ajo është ndjerë kështu tërë jetën e saj.

“Unë gjithmonë besoja se personi im do të ishte personi im dhe nëse ai person do të ishte një djalë shkëlqyeshëm,por edhe nëse ai person do të ishte një vajzë përsëri shkëlqyeshëm!”

Në gjithë videon shfaqet Siwa super e entuziazmuar teksa vazhdon të shpjegojë se sa e lumtur është me gjithë dashurinë dhe mbështetjen që ka.

“Jam shumë e lumtur! Jam më e lumtur se ç’kam qenë ndonjëherë!” tha ajo.

JoJo Siwa u bë e njohur nga lidhëset gjigante me kordele që vendosë ne flokë dhe është shumë e ndjekur nga adoleshentet. /Demokracia.com

Të ngjashme