Lajme
Johnsoni krahason granatimet në Kharkiv me ato në Sarajevë në vitet e 90-a
Demokracia
20:47 | 01 Mars 2022

Share:

Bombardimet e qytetit ukrainas Kharkiv nga forcat ruse ia kanë përkujtuar kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, pamjet e Sarajevës në vitet 1990-a.

Ai ka krahasuar sulmet në Kharkiv të bëra nga forcat ruse, me sulmet që kishin bërë forcat serbe në Sarajevë.

“Më kujton, nëse e mbani në mend bombardimin e tregut të Sarajevës nga serbët, bombardimi i njerëzve të pafajshëm në Bosnjë, atë ndjesi të një mizorie të kryer qëllimisht kundër një qendre civile. Njerëzit po e shohin se është e nevojshme të ngrihen kundër agresionit rus dhe të përkrahin ukrainasit”, ka thënë Johnson sot në konferencë për media në Estoni, raporton agjencia Reuters.

Të ngjashme