Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka zhvilluar bisedime në Kiev me presidentin e Ukrainës, Vlodomyr Zelensky.
Ambasada e Ukrainës në Londër postoi një foto të dy liderëve duke lënë mbishkrimin “surprizë”.
Kjo vjen një ditë pasi Johnson njoftoi armë me vlerë 100 milionë funte për Ukrainën pas “bombardimit të pandërgjegjshëm” të refugjatëve në një stacion hekurudhor.
Surprise ? pic.twitter.com/AWa5RjYosD
— Embassy of Ukraine to the UK (@UkrEmbLondon) April 9, 2022
Gjatë ditës së premte në Kiev kanë qëndruar Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borell dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.