Lajme
Johnson sot i drejtohet parlamentit të Ukrainës
Demokracia
08:59 | 03 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson sot do t’i drejtohet parlamentit të Ukrainës.

Ai pritet që të përshkruajë rezistencën e Ukrainës ndaj pushtimit rus si “ora më e mirë” e vendi.

“Kjo është ora më e bukur e Ukrainës, një kapitull epik në historinë tuaj kombëtare që do të mbahet mend dhe rrëfehet për brezat që do të vijnë”, raporton BBC, transmeton Klankosova.

Johnson do të prezantojë gjithashtu një paketë në mbështetje shtesë ushtarake, e cila do të përfshijë pajisje të luftës elektronike, një sistem radar kundër baterive, bllokues GPS dhe pajisje për shikim natën.

Të ngjashme