Lajme
Johnson para deputetëve ukrainas: Vendi juaj do të fitojë dhe do të jetë i lirë
Demokracia
14:48 | 03 Maj 2022

Share:

Boris Johnson iu drejtua sot me një mesazh parlamentit të Ukrainës. Kryeministri britanik tha në Verkhovna Rada se Ukraina do të fitojë.

“Ukraina do të fitojë, Ukraina do të jetë e lirë”, tha ai. Kryeministri e cilësoi fjalimin si një “nder të madh”, duke thënë: “Përshëndes guximin me të cilin po takoheni, mënyrën se si keni vazhduar të takoheni, pavarësisht një sulmi barbar ndaj lirive tuaja”.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të bëjë çfarëdo që mundet për të kërkuar llogari nga Rusia për krimet e luftës në Bucha, Irpin dhe Hostomel.

“Kam ecur në rrugët e bukura të kryeqytetit tuaj dhe kam parë mjaftueshëm për lirinë e Ukrainës për të ditur se Kremlini po bënte një llogaritje të gabuar themelore, një gabim të tmerrshëm”, theksoi ai.

Të ngjashme