Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka dënuar veprimet e forcave ruse në Bucha, por nuk e ka quajtur atë gjenocid.
“Kam frikë, kur shikon se çfarë po ndodh në Bucha, zbulimet që ne po shohim nga ajo që Putini ka bërë në Ukrainë, nuk më duken shumë larg gjenocidit”, tha ai gjatë një vizite në një spital në Welwyn Garden, shkruan BBC.
“Nuk është çudi që njerëzit po reagojnë në atë mënyrë që po përgjigjen. Nuk kam dyshim se komuniteti ndërkombëtar do të vendosë më shumë sanksione ndaj regjimit të Vladimir Putinit”, ka thënë ai.
Gjatë fundjavës, bota ka parë imazhe dhe video të tmerrshme nga qyteti i sapoçliruar i Buchas, pak jashtë Kievit.