Kryeministri britanik Boris Johnson foli për Sky News gjatë luftës në Ukrainë dhe vlerësoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai tha se ishte “një nga udhëheqësit më të shquar kohët e fundit”, transmeton Demokracia.com.
“Ai jo vetëm që ka bashkuar popullin e tij, ai ka bashkuar të gjithë botën për të mirën e Ukrainës. Ai na ka detyruar të gjithëve të mbajmë flamuj verdheblu. Ai na ka mobilizuar të gjithëve në anën e tij”, tha kryeministri britanik.
Johnson e quajti agresionin e Rusisë të pajustifikuar
“Unë mendoj se për shkak se ai ka përshkruar kaq qartë dhe shkëlqyeshëm dallimin midis së drejtës dhe së gabuarës në këtë rast, të gjithë mund të shohin se ky është një akt i pajustifikuar agresioni nga Putini”, shtoi Johnson.
I pyetur nëse deklarata e presidentit ukrainas se miliona mund të vdesin nëse Perëndimi nuk vendos një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë është e vërtetë, Johnson tha: “Unë mendoj se kjo varet nga Putini. Të gjithë mund të shohin se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç shpresonte ai dhe Mendoj se është më mirë të tërhiqemi”. /Demokracia.com/