Kryeministri britanik, Boris Johnson përmes një video-mesazhi i është drejtuar Ukrainës dhe Rusisë, pas përshkallzimit të situatës.
Johnson ka porositur se kjo tragjedi mund dhe duhet që të përfundojë, përcjell Demokracia.com.
“Ka një gjeneratë apo më shumë që prej kur kemi parë të ketë gjakderdhje në Evropë, ne kemi shpresuar që kurrë më të mos na duhet që të shohim gjëra të tilla përsëri”, ka thënë ai.
Johnson ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë vëllezërve dhe motrave ukrainase të cilët po përballen me këtë dhunë të pajustifikueshme në shtëpinë e tyre.
Ai në fund ka theksuar se po qëndron në kontakt të vazhdueshëm me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, përcjell Demokracia.com.
Johnson i është drejtuar edhe kolegëve të tij në qeverinë britanike lidhur me synimet e Rusisë që ta pushtojë Ukrainën.
Ai e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me kriminelin serb Slobodan Milosevic duke ia përmendur kështu krimet e rënda që ka kryer gjatë luftës në Kosovë./Demokracia.com/