Lajme
Johnson emëron disa anëtarë të rinj të kabinetit pas dorëheqjes së tyre
Demokracia
13:33 | 07 Korrik 2022

Share:

Kryeministri britanik Boris Johnson po emëron anëtarët e rinj të kabinetit pas disa dorëheqjeve vetëm pak çaste para se të njoftojë dorëheqjen e tij.

Johnson e ka emëruar Greg Clark-un si Sekretarin e ri të Shërbimeve Publike, duke zëvendësuar Michael Gove, transmeton Telegrafi.

Kit Malthouse bëhet kancelar i Dukatit të Lancasterit, ministri më i lartë në Zyrën e Kabinetit pas kryeministrit.

James Cleverly është emëruar si sekretar arsimi – personi i tretë që mban atë post brenda pak ditësh.

Ish-sekretari i drejtësisë Robert Buckland është emëruar si sekretar i Uellsit, duke zëvendësuar Simon Hart.

Shailesh Vara është emëruar Sekretar i Irlandës së Veriut, e ka konfirmuar Downing Street.

Ai do ta zëvendësojë Brandon Lewis, i cili dha dorëheqjen nga posti sot.

Të ngjashme