Lajme
Johnson del me mesazh në gjuhën ukrainase: Do ta vendosim një mal me presion ndaj Putinit
Demokracia
22:42 | 04 Mars 2022

Share:

Kryeministri britanik, Boris Johnson u është drejtuar ukrainasëve në gjuhën e tyre, në një mesazh në kohën kur Ukraina po përballet në luftë me Rusinë.

Në një video-mesazh të cilin e ka publikuar edhe në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, Johnson dëgjohet në fillim duke folur në gjuhën e ukrainasve, përcjell Demokracia.com.

“Nuk mund ta imagjinoj atë që po e jetoni tani, zemrat e thyera që ju mund t’i keni dhe çdo gjë tjetër që ju doni është shkatërruar brutalisht”, ka thënë ai.

Johnson tutje ka dhënë edhe një paralajmërim për presidentin rus, Vladimir Putin, me urdhrin e të cilit nisi pushtimi, përcjell Demokracia.com.

“Si miq të Ukrainës, ne po bëjmë çdo gjë që t’ju përkrahim dhe të vendosim një mal presioni ndaj Vladimir Putinit”, tha kryeministri i Britanisë së Madhe.

Qeveria Britanike ditë më parë mori vendim që t’ua ndalojë anijeve ruse të shfrytëzojnë portet detare të Britanisë së Madhe, dhe gjithashtu ka ndaluar aktivitetin e bankës ruse “Serbank” në Mbretërinë e Bashkuar.

Vlen të përmendet se Johnson në një fjalim ditë më parë e krahasoi Putinin me kriminelin serb, Slobodan Milosevic, duke përmendur edhe krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-1999./Demokracia.com/

Të ngjashme