Lajme
John Kerry: Samiti i Mbretërisë së Bashkuar për klimën është ‘shansi i fundit më i mirë’ në botë
Demokracia
08:37 | 28 Janar 2021

Share:

I dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry  ka thënë për BBC, se samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën në Mbretërinë e Bashkuar këtë nëntor është “shansi i fundit më i mirë” për të shmangur pasojat më të këqija mjedisore për botën. 

  Ai tha se vitet ishin humbur për çështjen e klimës nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, “i cili nuk besonte në asgjë prej saj”. 

  Dhjetëra udhëheqës botërorë do të marrin pjesë në konferencën COP26 në Glasgow, Skoci. 

Kerry foli ndërsa Presidenti Joe Biden nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë, të dizajnuar për të adresuar ndryshimin e klimës.

Ediktet e tij të fundit përfshijnë një ngrirje të qirave të reja të naftës dhe gazit në tokat publike dhe synojnë të dyfishojnë energjinë e prodhuar nga era në det të hapur deri në 2030. /Demokracia

Të ngjashme