Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
“Jill dhe unë u shprehim urimet tona më të mira komuniteteve myslimane këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën në fillim të Ramazanit. Nga Shtëpia e Popullit në shtëpitë tuaja, ju urojmë juve dhe të dashurit tuaj një muaj të bekuar dhe të begatë. Urime Ramazani”, ka shkruar Biden në një postim në Facebook.
Kujtojmë se besimtarët mysliman nga e gjithë bota sot kanë filluar agjërimin e muajit të Ramazanit.