Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar myslimanët së bashku me bashkëshorten e tij për festën e Fitër Bajramit.
“Me mbylljen e muajit të Ramazanit, Jill dhe unë u dërgojmë urimet tona më të ngrohta myslimanëve që festojnë Fitër Bajramin në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Ju urojmë një festë të gëzuar të mbushur me komunitet dhe dhembshuri. Eid Mubarak!”, shkroi ai në Twitter.
As the month of Ramadan comes to a close, Jill and I send our warmest greetings to Muslims celebrating Eid al-Fitr in the United States and across the world.
We wish you a joyous holiday filled with community and compassion. Eid Mubarak! pic.twitter.com/uha0qdg85o
— President Biden (@POTUS) April 21, 2023