Atletico Madrid, në ditën e katërt të fazës së grupeve të Champions League, nuk shkoi përtej barazimit me Brugge.
Belgët, falë 0-0 në Wanda Metropolitano, kualifikohen në raundin tjetër. Për Colchoneros, megjithatë, situata bëhet e ndërlikuar. Skuadra e Simeones është në vendin e tretë të renditjes, edhe pas Portos dhe kualifikimi është i vështirë.
Pavarësisht se dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, Atletico nuk mundi të gjente një mënyrë për të fituar. Ishte një mbrëmje e sikletshme për spanjollët, të cilëve iu anuluan dy gola. Por ishte një mbrëmje jashtëzakonisht e sikletshme veçanërisht për João Felix, i tërbuar në pankinë.
Portugezi, i cili mbërriti në Madrid nga Benfica në vitin 2019 për 126 milionë, nuk ishte titullar për të katërten herë radhazi. Në gjysmën e fundit të ndeshjes, 22-vjeçari filloi nxemjen dhe u duk se kishte shansin e tij. Në fund, megjithatë, tekniku i Atletico Madrid, Diego Simeone zgjodhi një mesfushor mbrojtës. Axel Witsel zëvendësoi sulmuesin Antoine Griezmann. Skuadrës së tij i duhej një gol për të fituar, por El Cholo preferoi belgun.
João Felix nuk e fshehu zhgënjimin e tij. Portugezi u tërbua dhe teksa iu afrua pankinës, hodhi jelekun me neveri. 22-vjeçari u ul në stol, duke treguar gjithë zemërimin e tij. Por kjo nuk është e gjitha. Në fund të ndeshjes, lojtarët e Atleticos dolën për të falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre. Të gjithë, përveç João Felix, i cili u largua duke shkuar në dhomat e zhveshjes. /Demokracia.com
Joao felix fuming yesterday 😹. Your a young amazing talent and you sign for simeone's terrorist team for 7 seasons? You really think you can develope there? Come on bro. #UCL #joaofelix.leave the club and save your career time not gonna stay for anyone @joaofelix70 pic.twitter.com/KoPZmoPOKW
— Vignesh (@ViniciusJrERA) October 13, 2022