Lajme
Jo vetëm shkronja Z mbi tanke| Këto janë të gjitha simbolet e rusëve dhe kuptimi i tyre
Demokracia
20:57 | 21 Mars 2022

Share:

Pushtimi rus në Ukrainë është shoqëruar edhe me mistere. Për shembull, simbolet mbi autoblindat apo tanket ruse kanë mbetur pa shpjegim zyrtar nga Moska. Ndërkohë që individë të ndryshëm e kanë interpretuar shkronjën Z si inicial i disa fjalëve: Za pobjed (Për fitoren), Zapad (Drejt perëndimit) e të tjerë.

Por krahas shkronjës Z mbi tanke, janë edhe një sërë simbolesh që ndoshta nuk i keni vënë re, raporton javanews. Kështu analisti Oliver Aleksandër ka sjellë foto-fakte të blindave në terren si dhe shpjegimin për secilin simbol që ato mbajnë. Në fakt, duket se Z nuk shërben për asgjë tjetër, veçse për të dalluar se cilit divizion i përkasin trupat.

Aleksandër në shpjegimin e tij shprehet se Z i përket Forcave të Ushtrisë Lindore ruse, pra atyre që kanë hyrënë Ukrainë direkt nga Rusia. shkronja Z e futur në katror është e forcave të Krimesë. Shkronja O, apo një rreth mbi tank, tregon se janë trupat bjelloruse, shkruan javanews. Ndërsa një V e madhe simbolizon trupat e Marinës Ruse.

Çeçenët kanë një X mbi mjetet e tyre, apo një vijë diagonale. Me shkronjën A identifikohen Forcat Speciale, për të cilat thuhet se nuk kanë ndërhyrë ende në Ukrainë. Ndërsa për t’i identifikuar helikopterët rusë mjafton të dini që ata janë me ngjyrë gri

Për më tepër shihni shembujt e mjeteve në terren dhe hartën se si është bërë ndërhyrja në Ukrainë dhe nga kush.

Të ngjashme