Lajme
“Jo vetëm që besoj, por do të bëhet” | Në vitin 2020, Ali Ahmeti paralajmëronte se një shqiptar do të bëhet Kryeministër i Maqedonisë së Veriut (Video)
Demokracia
08:52 | 04 Janar 2024

Share:

“Jo vetëm që besoj, por ajo do të bëhet”.

Kështu përgjigjej Ali Ahmeti, më 22 qershor 2020, në cilësinë e kryetarit të BDI-së, kur pyetej nga gazetari Blendi Fevziu se a beson që mund të ketë një kryeministër shqiptar.

Përgjigjja e ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmetit, duket profetike, shkruan Demokracia.com.

Momenti historik për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për kryeministër shqiptar, ka arritur.

Edhe më bindës dhe konkret, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është shfaqur në të njëjtën studio, tri vite e gjysmë më vonë, më 28 dhjetor 2023.

Blendi Fevziu: Kur do e kemi kryeministrin shqiptar?
Ali Ahmeti: Më 28 janar 2024.

Blendi Fevziu: Dhe kush do jetë?
Ali Ahmeti: Talat Xhaferi.

Blendi Fevziu: Talat Xhaferi? Komandant Talat Xhaferi?
Ali Ahmeti: Komandant Talat Xhaferi.

Blendi Fevziu: Maqedonisë do t’i vesh për kryeministër një komandant të UÇK-së?
Ali Ahmeti: UÇK ka nënshkruar marrëveshje me NATO-n në 2001, që demobilizohet dhe uniforma e UÇK-së mbetet monument i kujtesës historike, e ka çdo ushtar, me një garancë të fuqishme që nuk do të keqpërdoret…

Blendi Fevziu: Ndërsa, Talati do të mbetet monument i aktualitetit?
Ali Ahmeti: Talati më 28 janar votohet nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për kryeministër që do të drejtojë qeverinë deri në zgjedhjet e ardhshme. /Demokracia.com/

Të ngjashme