Sport
Jo vetëm Lukaku, mallkimi i numrit 9 te Chelsea nisi para afër 20 vjetësh
Demokracia
22:47 | 22 Qershor 2022

Share:

Romelu Lukaku rikthehet te Inter pas dështimit me Chelsean, teksa sulmuesi nuk ia doli të përshtatej në skemat e trajnerit Thomas Tuchel tek Blutë e Londrës.

Megjithatë, nëse i hedh një vështrim të kaluarës së sulmuesve të Chelseat që kanë veshur numrin 9, atëherë Lukaku mund të mos jetë edhe aq për t’u fajësuar.

Kjo sepse numri 9 i Chelseat duke i mallkuar pasi me këtë numër në fanellë kanë dështuar në të kaluarën edhe lojtari si Higuain, Torres, Falcao, Franco Di Santo, Sidwella, Crespo apo edhe Boulahruouz. Përjashtim në fakt bën vetëm Tammy Abraham, prodhim i shtëpisë që sot luan për Romën.

Nga viti 2019 deri në vitin 2021, Abraham e veshi fanellën numër 9 të Chelseat në 79 ndeshje ndërsa shënoi 30 gola.

Një shifër e kënaqshme, por që gjithsesi nuk mjaftoi që sulmuesit britanik t’i jepej besim në Stamford Bridge, për t’i dhuruar hapësirë Lukakut, historinë e të cilit e mësuan të gjithë si shkoi.

Po ashtu edhe një tjetër që ka shkëlqyer me fanellën 9 të Chelseat, ka qenë Jimmy Floyd Hasselbaink i cili ishte pjesë e bluve nga viti 2000-2004, ku në 177 ndeshje, realizoi plot 87 gola./SS

Të ngjashme