Vazhdojnë të jenë fitimet marramendëse në garat ndërkombëtare.
Tetë skuadrat çerekfinaliste u shpërblyen nga UEFA me plot 10.5 milionë euro për kualifikimin e tyre në këtë fazë, të cilat u shtohen edhe 9.5 milionët e 1/8-ave dhe 15.25 milionët e pjesëmarrjes në fazën e grupeve të cilat sigurojnë secila nga 32 finalistet e edicionit 2020-21 të Ligës së Kampioneve, pa llogaritur që në këtë fazë çdo fitore është shpërblyer me 2.7 milionë euro, ndërsa barazimi me 900 mijë euro.
Por katër ekipet që do të kualifikohen në gjysmëfinale do të arkëtojnë nga UEFA 12 milionë euro.
Finalistja humbëse fiton 15 milionë euro, ndërsa fituesi i Championsit do të arkëtojë edhe 4 milionë euro më shumë (19 milionë në total). /Demokracia.com