Lajme
‘Jo negociata, Vetëvendosje’ – Ramush Haradinaj për Kurtin: Po qetu shihet sa rrenc është ky
Demokracia
22:23 | 20 Dhjetor 2023

Share:

Lideri i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj  duke diskutuar mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe veprimet e Kurtit në këtë proces, ka thënë se “Jo negociata, Vetëvendosje” sqaron se sa ‘rrenc’ e mashtrues është Kurti.

“Kurti e ka ngritur konceptin, doktrinën dhe ekzistencën e tij duke thënë ‘Jo negociata, Vetëvendosje’ dhe vjen dita që ai krenohet me marrëveshjen me Serbinë”, ka thënë Haradinaj i ftuar në emisionin “Politiko”.

Sipas tij Kurti ka marrë marrëveshjen më të keqe dhe pikërisht për shkak të tij. Të gjitha rrethanat kanë qenë në favor tonin si psh. dobësimi i Rusisë.

“Duma Ruse ka me i dhanë Kurtit medaljen e arit. Mënyra se si i ka menaxhu këto zhvillime janë në favor të Rusisë”, ka thënë Haradinaj.

Haradina tutje tha që shpreson që njerëzit që e kanë votuar verbërisht ta vlerësojnë më mirë këtë njëri.

Të ngjashme