Lajme
“Jo me spiunë” – Si ironizoi Rama me Kurtin në Berlin, derisa kryeministri kosovar skuqet i tëri
Demokracia
16:39 | 14 Tetor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë një befasi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin në Berlin, të cilit i shkon nga pas duke i mbyllur sytë.

Të dy krerët e shteteve ndodhen në Berlin, në kongresin e 30-të të forcave politike progresiste, PES.

Veprimi i Ramës ka shkaktuar të qeshura te të gjithë të pranishmit në ngjarje.

Kurti në video vërehet se nuk ia qëllon se kush ia mbylli sytë, por ndihmohet nga ata me të cilët po qëndronte.

“Kryeministër po, por u desh t’ia qëlloje vetë e jo me spiunë”, dëgjohet teksa i reagon Rama më pas në të qeshura.

Të ngjashme