Lajme
Jetonin në tenda, shkatërrohet plantacioni më i madh i marihuanës, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë
Demokracia
22:01 | 03 Shtator 2022

Share:

Policia spanjolle ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se janë përgjegjës për një nga “plantacionet më të mëdha të marihuanës në Galicia në vitet e fundit”.

Plantacioni ishte vendosur në një mal, ndërsa operacioni për çmontimin dhe arrestimin u nis nga prezenca e dyshimtë e shqiptarëve në këto zona malore, raportojnë mediat vendase.

Në një deklaratë Garda Civile tha se plantacioni me drogë u zbulua në bashkëpunim me qytetarët. Dy shqiptarët kishin mbjellë 3437 bimë narkotike në një hapësirë prej 2500 metra katror.

Nga hetime u zbulua se të dy shqiptarët jetonin në tenda ngjitur me plantacionin “të pajisura me mjetet e nevojshme për të mbijetuar për një kohë të gjatë. Po ashtu, autoritetet spanjolle thane se janë gjetur edhe disa dokumente të tjera të një shqiptari të tretë, i cili aktualisht është në kërkim.

Shqiptarëve po ashtu iu gjetën një sërë materialesh ndërtimi për të punuar në tokë, si lopata, kazma dhe pajisje të tjera bujqësore, plehra kimike dhe produkte kopshti, si dhe një pellg me ujë nga i cili dilnin disa zorra që i përdornin si sistemi i ujitjes për të gjithë plantacionin.

Operacioni përfundoi me prerjen e të gjitha bimëve të kanabisit dhe peshimin e tyre. Të arrestuarit, së bashku me procedimin e zhvilluar, u vunë në dispozicion të Gjykatës Hetimore Nr. 3 të Pontevedra , e cila urdhëroi futjen e tyre në burg.

Procedimi është ende i hapur për gjetjen dhe arrestimin e personit të tretë të përfshirë, vendndodhja e të cilit nuk dihet.

Të ngjashme
Lajme • 22 Prill 2025