Kuriozitete
Jetoi 603 ditë në një hotel me 5 yje dhe ikën pa paguar, burri bëhet “njeriu më i kërkuar”
Demokracia
18:41 | 23 Qershor 2023

Share:

Një person në Indi ka arritur të qëndrojë në hotel me pesë yje në kryeqendër Delhi, për afro dy vjet pa paguar faturë. Kur erdhi koha për t’u larguar, në vend që të paguante për shpenzimet, humbi gjurmët, duke lënë pas një borxh gati 65 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë luksoze Roseate në Delhi, që ndodhet pranë aeroportit ndërkombëtar Indira Gandhi.

Policia është në kërkim të mashtruesit i cili në hotel është regjistruar si Ankush Dutta, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për emrin e vërtetë apo është një tjetër mashtrim nga ana e tij. Ai jetoi si mbret për 603 ditë dhe më pas u zhduk. Hoteli ka bërë një denoncim dhe policia indiane po e kërkon kudo, deri tani pa rezultat.

Pretendohet se personi kishte bashkëpunuar me stafin, që e ndihmoi të fshihte faturat që po rriteshin.

“Sipas rregullave të hotelit, nëse një klient ka më tepër se 550 euro borxh, atëherë stafi duhet të informojë menaxherët dhe të insistojë për pagesë. Mirëpo, kjo nuk është bërë”, ka thënë një zyrtar policor.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024