Sport
Jetësohet projekti që masivizon futbollin në çdo cep të Kosovës
Demokracia
16:15 | 11 Shkurt 2022

Share:

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), është duke punuar intesivisht në zhvillimin e lojës më të bukur në botë, futbollit.

FFK ka nisur projektin programi GRASSROOTS që ka për qëllim masivizimin e futbollit në çdo cep të Kosovës.

Ky mision, i cili startoi sot për grup-moshat tashmë ka nisur të jetësohet. Klasa e tretë (mosha 9-10 vjec) e Shkollës Fillorë në Perlepnice e Gjilanit, sot nga afër shijoj emocionet e këtij projekti që ka synim, masivizimin e futbollit në terë Kosovën.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi u shpreh shumë i lumtur që ka arritur që lojën e futbollit ta fus në gjitha shkollat e Kosovës.

“Jam shumë i lumtur më këtë projekt që kemi arritur ta fusim futbollin në të gjitha shkollat e Kosovës, në kuadër të programit GRASSROOTS, të uhdëhqeur nga shefja e këtij sektori Sanije Krasniqi. Ky pra është zhvillimi dhe masivizimi i futbollit nga fillestarët e shkollave fillore”, tha Ademi. /Demokracia.com

Të ngjashme