Lajme
Jeta Rafuna, shefe e asamblistëve të LDK-së në Prishtinë
Demokracia
19:41 | 05 Janar 2022

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka caktuar Jeta Rafunën si shefe të asamblistëve të kësaj partie në komunën e Prishtinës.

Rafuna tha se kjo detyrë e re i jep ende përgjegjësi për të punuar edhe më shumë për qytetin e Prishtinës.

“Kjo detyrë më jep ende përgjegjësi që të punoj edhe më shumë për qytetin tonë të zemrës”.

Sot gjatë ditës është zgjedhur edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në këtë pozitë me 25 vota është zgjedhur Fehmi Kupina, po nga kjo parti.

Të ngjashme