Ishte e diel, në këtë datë, 29 dhjetor, kur lajmi i tmerrshëm bëri jehonë në mbarë botën – Michael Schumacher po lufton për jetën!
Skijimi në Francë, në resortin e skive Meribel me djalin e tij Mick, u kthye në një ferr të gjallë për Michael Schumacher dhe familjen e tij.
Një aksident i çuditshëm e gozhdoi Shumin në një shtrat në shtëpinë e tij në Zvicër dhe e izoloi plotësisht nga bota.
Vitet e fundit jemi dëshmitarë të thashethemeve të ndryshme që janë shfaqur në mediat botërore në lidhje me situatën dhe rikuperimin e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1. Michael Schumacher vendosi të skijojë në një pjesë të parregullt të malit dhe me atë rast ra dhe goditi kokën në një shkëmb nën dëborë. Një helmetë e thyer në gjysmë i shpëtoi jetën dhe më pas u transportua në spital me helikopter.
Që atëherë, vetëm informacione të pakta për të kanë dalë në dritë. Pas dy operacioneve në klinikën në Grenoble, mjekët e vendosën atë në një koma të induktuar, nga e cila filloi të zgjohej gradualisht në qershor 2014.
Rehabilitimi vazhdoi në Lozanë gjatë verës dhe më pas në shtator u transferua në shtëpinë e tij në Gland të Zvicrës. Shëndeti i Schumacher është ende një mister sot. Fillimisht opinioni u informua nga Sabine Kem, e më pas avokati i tij Felix Dam në seancën për padinë ndaj revistës gjermane “Bunte” deklaroi se Michael as nuk mund të ecë e as të qëndrojë.
Në mungesë të informacionit zyrtar, katër vitet u mbushën me spekulime, lajme të rreme dhe informacione “të brendshme” të paverifikuara nga miq apo ish-bashkëpunëtorë të paidentifikuar. Nga të qenit i shtrirë në shtrat dhe duke u ushqyer me një tub, tek i ulur në një karrige me rrota, ai ka një kujtesë të dobët dhe i kalon ditët duke parë nga dritarja.
Një burim i tillë zbuloi se gruaja e Michael Corina dhe fëmijët Gina-Marie dhe Mick ende shpresojnë për një “mrekulli mjekësore”. /Demokracia.com